Lifestyle

Maska për flokë të shëndetshëm

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Përkujdesja personale është thelbësore për bukurinë tuaj. Flokët, fytyra dhe trupi kërkojnë çdo ditë një kujdes të veçantë. Shumë i drejtohen klinikave apo edhe salloneve të bukurisë, por ne sot do t’ju japim disa zgjidhje më ekonomike dhe shumë praktike.

Do t’ju tregojmë dy maska për flokë të shëndetshëm që mund t’i bëni vetë në shtëpinë tuaj, me gjëra që ju ndodhen sigurisht në shtëpi, dedikuar flokëve tuaj.

Maskë për flokë të yndyrshëm

Maska për flokë të shëndetshëm

Flokët e yndyrshëm janë shumë problematikë për shumicën e vajzave. Ato priren të duken të pa volum dhe aspak të bukur, dhe herë pas here edhe të bien. Përkujdesja për këtë lloj floku është një element mjaft i rëndësishëm që mos të keni asnjë problem me flokët tuaj dhe ata të duken sa më mirë.
Për të ndihmuar flokun tuaj ju sugjerojmë të përzjeni bashkë në një enë të vogël një lugë caji mjaltë, një lugë ujë, një të verdhë veze dhe lëngun e gjysmës së limonit. Trazojini këto elemente deri sa të krijohet një masë uniforme. Lani kokën tuaj si zakonisht me shampo dhe pa i tharë flokët vendosni maskën fillimisht në rrënjë dhe më pas edhe në gjatësinë e flokut. Mbajeni për 15 minuta maskën në flokët e tuaj duke e mbështjellë me kapuç dushi. Pas 15 minutash lajini flokët dhe shikoni ndryshimin. Flokët tuaj do të ndriçojnë dhe do të duken menjëherë më të shëndetshëm.

Maskë për flokë që bien

Maska për flokë të shëndetshëm:

Stresi dhe shqetësimet e ndryshme të ditës ndikojnë shumë në shëndetin e flokëve. Këto elemente të jashtëm apo edhe stinët e ndryshme ndikojnë në rënien e flokëve. Ne dëshirojmë t’ju tregojmë një maskë shumë të mirë për të reduktuar rënien e flokëve.

Në një enë të vogël përzjeni sëbashku të verdhën e vezës dhe vaj ulliri, mundësisht vendi. Nëse keni flokë mesatarë apo të shkurtër përdorni një të verdhë veze dhe një lugë çaji vaj ulliri. Në rast se keni flokë të gjatë atëherë dyfishojeni sasinë. Pasi t’i keni përzjerë mirë këto dy elementë, vendoseni me anë të një furçe flokësh në rrënjë dhe më pas në të gjithë flokët. Mbajeni për 1 orë këtë masë dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Këshillohet që ta lani dy herë me shampo për të larguar tërësisht aromën e vezës që mund të ndihet. Kjo maskë është shumë e dobishme edhe për të gjitha ju vajza që kërkoni të rrisni gjatësinë e flokëve tuaj.

Thonë që flokët janë korniza e fytyrës dhe gjysma e bukurisë së femrës, prandaj ju sugjerojmë t’i përdorni këto maska për një pamje më të mirë. Bëjini vetë!

Përgatiti: Pamela Bejleri

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here