Shëndet

Maskë për flokë që bien

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kjo është një maskë për flokë të shëndetshëm që mund ta bëni vetë në shtëpinë tuaj, me gjëra që ju ndodhen sigurisht në shtëpi, dedikuar flokëve tuaj.

Stresi dhe shqetësimet e ndryshme të ditës ndikojnë shumë në shëndetin e flokëve. Këto elemente të jashtëm apo edhe stinët e ndryshme ndikojnë në rënien e flokëve. Ne dëshirojmë t’ju tregojmë një maskë shumë të mirë për të reduktuar rënien e flokëve.

Në një enë të vogël përzjeni sëbashku të verdhën e vezës dhe vaj ulliri, mundësisht vendi. Nëse keni flokë mesatarë apo të shkurtër përdorni një të verdhë veze dhe një lugë çaji vaj ulliri. Në rast se keni flokë të gjatë atëherë dyfishojeni sasinë. Pasi t’i keni përzjerë mirë këto dy elementë, vendoseni me anë të një furçe flokësh në rrënjë dhe më pas në të gjithë flokët. Mbajeni për 1 orë këtë masë dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Këshillohet që ta lani dy herë me shampo për të larguar tërësisht aromën e vezës që mund të ndihet. Kjo maskë është shumë e dobishme edhe për të gjitha ju vajza që kërkoni të rrisni gjatësinë e flokëve tuaj.

Thonë që flokët janë korniza e fytyrës dhe gjysma e bukurisë së femrës, prandaj ju sugjerojmë t’i përdorni këto maska për një pamje më të mirë. Bëjini vetë!

Përgatiti: Pamela Bejleri

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here