Matura, pyetjet për lëndën e Elektronikës dhe Telekomunikacionit

Zyrtare/ Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon programet orientuese për Teorinë Profesionale 

Lista e plotë e kapitujve për çdo profil mësimor. Përqindja e pikëve që i jepet çdo kapitulli. Procedura që do të ndiqet për zhvillimin e provimeve 

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon programet orientuese në Teorinë Profesionale për shkollat e mesme profesionale në profilin Elektronikë dhe Telekomunikacion. Kështu, kandidatët që do të zgjedhin lëndët e Teorisë Profesionale në provimet me zgjedhje, duhet të kenë njohuritë e duhura të programeve orientuese. Në rast se këto programe nuk përvetësohen siç duhet nga maturantët, atëherë ka shumë mundësi që kandidati të mos shpallet fitues në një Institucion të Arsimit të Lartë Publik ose të shpallet si fitues në programin më të ulët të studimit, që do të zgjedhë në formularin A2, i cili do të plotësohet në fund të provimeve. Burime pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës konfirmojnë se kandidatët do të mund të zgjedhin në provimet me zgjedhje vetëm një lëndë të teorisë profesionale, ndërkohë që lënda tjetër do t’i përkasë kurrikulës bërthamë. Gazeta “Republika” boton të plotë sot, programin për lëndët Elektronikë dhe Telekomunikacion.

 Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

 

Comments are closed.