Mbahet në Tiranë kongresi ndërkombëtar i obstetri- gjinekologjisë

 

Në Tiranë është mbajtur kongresi i tretë ndërkombëtar i obstetri – gjinekologjisë. Mjekë të njohur jo vetëm nga Shqipëria e Kosova por edhe nga disa vende të Europës, kanë referuar në lidhje me arritjet më të fundit, trajtimet e ndërhyrjet kirurgjikale në fushën e gjinekologjisë. Sipas mjekëve, shqiptarë në vendin tonë problematikat më shqetësuese në fushën e obstetri-gjinekologjisë, janë mungesa e ndërgjegjësimit për t’u diagnostikuar në kohë. Gjithashtu, sëmundjet seksualisht të transmetueshme në rritje tek të rinjtë mbeten një tjetër problem. Përsa i përket planifikimit familjar, përdorimi i metodave kontraceptive moderne mbetet në nivele tepër të ulëta, në krahasim me vendet e tjera.