Mbërrin iPad3, mrekullia teknologjike prezantohet nga Tim Cook

Ditën e sotme është parashikuar të prezantohet në San Francisco, version i fundit i “tavolinës magjike”. “Aatma Studio” nga San Francisko ka prezantuar një koncept të ri të iPad, që ka pasur një numër rekord të vizitave në internet. Ky dizanj i ri pritet me padurim në 90 vende të botës, ku iPad mund të ketë rritje të mëtejshme, ndërkohë që në të gjitha mediat botërore qarkullojnë të dhëna rreth karakteristikave dhe mundësive të reja që do të sjellë ky krijim. Që në emër vihen re të rejat që do të sjellë iPad3, sepse thuhet se ai mund të jetë një iPad HD dhe mund të ketë retinën e famshme display, e parë më parë edhe në iPhone, një telekamër e përmirësuar, procesorë të rinj dhe iPad3, një sistem operativ IOS 5.1. E reja tjetër që mbërrin në lidhje me prezantimin e iPad 3 është e dhimbshme. Në skenë për të prezantuar mrekullinë e re, nuk do të jetë Steve Jobs, i cili vdiq në muajin tetor të vitit të shkuar, por Tim Cook, trashëgimtari i komanduar nga Apple.

Comments are closed.