Mbeten të pavdekshme thëniet e Dr. Martin Luter King

0
188 lexime

Nga Kozeta Zavalani

“Errësira nuk mund ta dёbojë errësirën; vetёm drita mund ta bёjë kёtё. Urrejtja nuk mund ta dёbojë urrejtjen; vetёm dashuria mund ta bёjё kёtё”

Martin Luter King

Mё 15 janar duhet të kujtojmë Dr. Martin Luter King-un si njё ndër personalitetet mё tё rёndёsishme tё shek. XX. Luftёn e tij tё suksesshme pa dhunё kundёr diskriminimit tё zezakёve nё SHBA, King e zhvilloi i frymëzuar nga ideja dhe metodat e Gandit. Nё vitin 1964, fitoi Çmimin Nobel pёr Paqe dhe njёsoj si Gandi, ra viktimё e njё atentati. Ai u vra nga dora e racistёve tё bardhё nё momentin kur kёndonte kёngё kishtare nё njё miting masiv nё mbrёmjen e 4 prillit. King vdiq nё moshën 39-veçare. Ai u vra nё kohёn kur popullariteti i tij kishte rёnё dukshёm, kur nuk bёnte mё pjesё nё dhjetё personat mё popullorё nё SHBA.

I njëjti Martin Luter King trajtohet sot nё SHBA zyrtarisht si hero kombёtar. Qё nga viti 1986, çdo e hёnë pas datёlindjes sё tij mё 15 janar ёshtё ditё feste (festa e Martin Luter Kingut). King bёn pjesё nё dhjetё personat e nderuar si “heronj të krishterё tё shek. XX”, statuja e tё cilёve gjendet nё abacinё londineze.

Kush ishte Martin Luter King i Riu?

Lindi mё 15 janar 1929 nё Atlanta/Georgia, djalё i priftit zezak baptist Martin Luter King i Vjetri dhe gruas sё tij zj.AlbertaËilliams King. Edhe pse u rrit i mbrojtur nё njё shtёpi tё pasur nё krahasim me ato tё vendasve tё tij, qё në rini u identifikua me fatin e shumicёs sё motrave dhe vёllezёrve tё tij zezakё. Atij iu dha mundёsia tё shkollohej, fat të cilin e kishte vetёm njё numёr i vogёl afro-amerikanёsh. Nga viti 1948 deri në vitin 1954 studioi teologji nё universitetet nё veri tё SHBA-së. Nё vitin 1954, nё moshёn 25 vjeçare, u emёrua prift nё Montgomery/Alabama, duke vendosur nё kёtё mёnyrё kundër karrierës universitare. Qysh njё vit më pas, King, angazhimi me pacifizmin dhe rezistencёn paqёsore i tё cilit deri atёherё kishte pasur natyrё teorike, u ndodh para njё sfide tё madhe, nё momentin kur nё qytetin e ndikuar nga racizmi, Mongomery, nё dhjetor tё vitit 1955 filloi nё mёnyrё spontane bojkotimi i autobusëve. Zezakёt e poshtëruar nuk ishin mё nё gjendje t’i duronin trajtimet poshtëruese nё autobusët e qytetit. Ata filluan ta refuzonin vendimin pёr t’u ulur vetёm nё ndenjёset e pasme tё autobusit, tё cilat madje duheshin liruar nё rast se nё autobus hynte njё i bardhё. Pastori King, deri atёherё pak i njohur nёMontgomery, u zgjodh president i komitetit tё bojkotit. Pёrparёsi pёr tё ishte fakti se ai ishte njё “fletё e pashkruar”, nё sytё e popullsisё sё bardhё.

Ёndrra e Kingut: “I have a dream”

Fakti që King, i formuar nё traditёn e baptistёve zezakё nё shtetet jugore, mendoi dhe veproi nё mёnyrё ekumenike nuk ёshtё i rastit . Kuptimi i tij mbifetar i ekzistencёs së krishterë ishte konsekuencë e “ёndrrёs” sё tij. Dhe nё kёtё mёnyrё arrita nё njё aspekt tё rёndёsishёm tё rёndёsisё sё Kingut pёr ne sot: King ishte motivuar nga njё “ёndёrr”. Kjo ёndёrr kishte tё bёnte nё radhё tё parё me zezakёt amerikanё dhe kundёrshtarёt e tyre, siç shprehet edhe nё fjalimin e famshёm tё vitit 1963 (gjatё “Marshit tё Uashingtonit”): “Ёndёrroj se njё ditё ky komb do tё zgjohet dhe do tё jetojë sipas rёndёsisё sё vёrtetё tё kredos sё tij: “Ne e shohim kёtё tё vёrtetё si tё vetёkuptueshme: se tё gjithё njerёzit janё krijuar tё barabartё.” Ёndёrroj se njё ditё, mbi brigjet e kuqe tё Xhorxhias, djemtё e skllevёrve tё dikurshёm dhe djemtё e pronarёve tё dikurshёm tё skllevёrve do tё ulen sё bashku nё tavolinёn e vёllazёrimit. Ёndёrroj se njё ditё, edhe vetё shteti i Misisipit, i lodhur nga zjarri i padrejtёsisё dhe shtypjes, do tё shndёrrohet nё njё oaz tё drejtёsisё. Ёndёrroj se katёr fёmijёt e mi tё vegjёl, njё ditё do tё jetojnё nё njё komb, nё tё cilin nuk do tё vlerёsohen sipas ngjyrёs, por sipas karakterit tё tyre. “Kjo ëndërr u bë realitet me zgjedhjen e Barak Obamës në krye të SHBA-ve.

Mesazhi i M.L. King

Nёse vёshtrohen trembёdhjetё vjetёt e veprimit publik tё Martin Luter King tё Riut, bёhet e qartё se ai ishte njeri nё udhёtim. Si bashkёkohёs vigjilent dhe i ndjeshёm, nё mendimin dhe veprёn e tij, ai e vuri vazhdimisht veten para sfidave tё reja. Nё Montgomery, nё fillim ai kёrkoi vetёm trajtim mё tё mirё tё zezakёve, e jo heqjen e ndarjes racore. Trembёdhjetё vjet mё pas ai iu dha organizimit tё aksioneve masive pёr mosbindje qytetare nё selinё qeveritare. Ndërsa nё vitin 1964 si nobelist përjetoi përkrahje tё madhe publike, rrezikoi nё dy vitet e fundit tё jetёs sё tij diskualifikimin shoqёror pёr shkak tё kritikёs sё tij profetike ndaj tё fuqishmëve.

Martin Luter King nuk ishte hero i paarritshëm. Nga fundi i jetёs sё tij ai shprehu shpesh frikёn se ёndrra e tij mund tё shndёrrohej nё makth. Vetёm vdekja e pengoi nё mbajtjen e predikimit nё kishёn baptiste tё Atlantёs me temёn: “Pse Amerika mund tё shkojё nё ferr” (“Ëhy America May Go to Hell”).

Rёndёsia e Kingut pёr ne sot

Nёse pyesim pёr aktualitetin e trashёgimisё sё Kingut pёr ne sot, nuk mjafton të kujtojmё vetёm parimet themelore dhe metodat e rezistencёs sё tij kreative paqёsore. Nga njё “apostull i butё i rezistencёs paqësore”, King u bë njё “i shenjtё”, i vёrshuar nga shumё interesa. Kur King bёri bilanc pas trazirave tё rёnda tё getove tё vitit 1965 mbi dekadën e parё tё lёvizjes pёr tё drejtat qytetare atij iu desh tё arrinte nё pёrfundimin: Gjendja e a fro-amerikan ёve nё getot e qyteteve tё mёdha, sidomos nё veri tё SHBA-ve, ishte keqёsuar. Heqja e ndarjes sё racave nё institucione publike nuk kishte ndryshuar pothuajse asgjё nё diskriminimin ekonomik, nё papunёsinё e lartё dhe nё gjendjen katastrofike tё banimit dhe tё arsimimit nё geto. Metodat e treguara tё rezistencёs paqёsore mbeteshin kryesisht tё pasuksesshme. Kingu e zhvendosi peshёn e kritikёs sё tij nga problemi i racizmit nё atё tё varfёrisё. Ai e kishte tё qartё se problemi i varfёrisё ka dimensione ndёrkombёtare. “Ne nё perёndim duhet ta kemi parasysh se vendet e varfra janё të tilla pikërisht për shkak të shfrytëzimit që u kemi bërë ne, nëpërmjet kolonizimit politik apo ekonomik.” Pёr kёtё arsye, King kёrkonte njё “revolucion tё vlerave” nё vendet perëndimore industriale. “Shpejt duhet tё fillojmё me ndryshimin nga njё shoqёri që bazohet nё çështje nё njё shoqёri tё orientuar tek individi. Nёse makinat dhe kompjuterёt, synimet fitimprurëse dhe tё drejtat e pronёs trajtohen si mё tё rёndёsishme se njerёzit, atёherё treshja çmenduri raciste, materializëm dhe militarizëm nuk do tё mund tё ndalet mё. Padyshim ёshtё detyrimi ynë të vihemi në rolin e bamirësit pёr tё gjithё ata qё kanё mbetur nё mes tё rrugёs, ashtu si ne…

Nё vitin 1964, nё moshёn 35 vjeçare, King fitoi Çmimin Nobel pёr Paqe. Në fjalimin e tij falёndёrues, King u shpreh: “Rezistenca paqёsore është përgjigjja e pyetjeve vendimtare politike dhe morale tё kohёs sonё – domosdoshmëria e njeriut pёr të mposhtur shtypjen dhe dhunёn, pa ushtruar shtypje dhe dhunё.” Nё vitin 1965 u miratua njё ligj tjetёr, i cili u zgjeroi zezakёve tё shteteve të Jugut mundёsinё e pjesëmarrjes nё zgjedhje. Martin Luter King nuk e përjetoi fitoren e tretё. Mё 10 prill 1968 u pranua projektligji, i cili shpallte përfundimin e diskriminimit gjatё shitjes sё shtёpive dhe gjatё lëshimit me qira tё banesave.

Lajmi pёr atentatin ndaj Dr. Martin Luter Kingut mё 4 prill 1968 tronditi botёn. Nё kontradiktën dhe kundёrshtueshmёrinё e tij, Martin Luter King ёshtё mё afёr nesh se sa mesazhet e një King-Kulti. Mbas vdekjes sё Kingut, vizioni i tij i bashkimit vёllazёror botёror nuk ёshtё bёrё realitet. Por nёse ne – tё trimёruar nga kujtimi i tij – “flasim pёr tё pazëshmit”, atёherё ëndrra e tij ёshtё e gjallë mes nesh.

Thëniet e pavdekshme të Dr. Martin Luter King

Të pavdekshme kanë mbetur thëniet e tij, ndaj po e mbyll shkrimin me disa prej tyre: “Askush nuk mund tё kalërojë mbi kurrizin tёnd nëse ti nuk përkulesh.”

– Ёndёrroj që katёr fёmijёt e mi tё vegjёl, njё ditё tё jetojnё nё njё komb, i cili nuk do t’i trajtojë sipas ngjyrës sё lёkurёs sё tij, por sipas karakterit tё tyre.

– Nёse nё pёrpjekjet tuaja vendosni tё pёrdorni dhunёn, brezat qё vijnё, do tё vjelin njё natё tё gjatё dhe tё pangushëllueshme hidhёrimi.

– Ne e dimё nga përvoja e dhimbshme se shtypёsi kurrё nuk ta jep lirinë vullnetarisht; ajo duhet kërkuar nga tё shtypurit.

– Kundërshtoj tё pranoj se njerёzimi ёshtё nё mёnyrё aq tragjike i zhytur nё mesnatёn pa yje tё racizmit dhe luftёs, saqё lindja e ndritur e lirisё dhe vёllazёrimit nuk mund tё realizohet kurrё mё.

– Errësira nuk mund ta dёbojë errësirën; vetёm drita mund ta bёjë kёtё. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen; vetёm dashuria mund ta bёjё kёtё.

– i lejoj vetes tё besoj se njerёzit kudo nё botё kanё nevojë për tri vakte nё ditё pёr trupin e tyre, edukim dhe kulturё pёr mendjen e tyre dhe dinjitet, barazi dhe liri pёr shpirtin e tyre.