Mbipesha zvogëlon fertilitetin

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Studimet tregojnë se gratë me mbipeshë që ndërhyjnë fertilizimin vitro, kanë përqindje më të ulët të suksesit se sa ato me peshë normale trupore.

Është goxha e vështirë të humbësh peshë edhe nëse të duhet të humbësh 5 kg apo më shumë. Fillo me zvogëlimin e sasisë së kalorive që merr dhe mbush dietën tuaj me fruta dhe perime të freskëta, mish pa dhjamë dhe produkte nga drithi.

Shmang ushqimet e yndyrshme dhe me sheqer. E nëse edhe partneri juaj është me mbipeshë (ai mund të ketë numër të vogël të spermatozoideve dhe kështu shanset për ju që të ngeleni shtatzënë janë edhe më të vogla), ushtroni së bashku.

Gratë shtatzëna, të cilat janë me mbipeshë mund të përballen me komplikime sikur diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe rritje të rrezikut për gjendjet sikur “preeclampsia” (gjendje anormale e shtatzënisë që karakterizohet me hipertension dhe mbajtje të lëngjeve dhe albuminuria) apo ndoshta edhe defekte në lindje apo vdekjen e foshnjës.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin