Në mbledhjen e sotme të dy qeverive Shqipëri-Kosovë që u mbajt sot në Korçë u nënshkruan 12 marrëveshje, por në konferencën përfundimtare të kryeministrit Rama dhe homologut të tij kosovar Ramush Haradianaj një gazetar nga Kosova është shprehur paksa i pakënaqur me realizimin edhe të marrëveshjeve të nënshkruara më herët.

Për këtë ai ka replikuar me kryeministrin Rama dhe i ka kujtuar ato që i quajti “teleashe me patatet e Kosovës”.

Gazetari: Nënshkruat 12 marrëveshje po s’janë zbatuar ende ato që keni nënshkruar në të kaluarën.

Rama: Më thuaj një që s’është zbatuar.

Gazetari: Po ja, shkëmbimi i mallrave, ka mjaft telashe tek patatet.

Rama: Janë dy gjëra të ndryshme, nuk ka marrëveshje të pazbatuara. Telashet tek patatet janë të vjetra, janë më pak se dje por do punojmë t’i bëjmë zero.