Mblidhet sot Këshilli i Stabilizim-Asocimit

Sot në Luksemburg pritet të mblidhet Këshilli i Stabilizim-Associimit BE-Shqipëri. Në këtë takim pritet që vendet anëtare të shprehin mes te tjerash edhe qëndrimin e përbashkët për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Mësohet se në mbledhjen e Këshillit do të jetë i pranishëm komisioneri për zgjerimin Stefan Fule, kurse delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.