Dy vite hetime janë dashur për të shkatërruar një organizatë kriminale shqiptaro-italiane që furnizonte me kokainë e marijuhanë komunën e Vicenza-s në Itali. Organizata prej 10 anëtarësh ishte lider në shpërndarjen e drogës në provincë në sasi të “vogla dhe të mesme”, raportojnë mediat italiane. Anëtarët ishin edhe sipërmarrës (mes tyre edhe një pronar i një pike të shitjes së makinave), të tjerët persona me profesion dhe menaxherë.

Hetimet

Këtë të martë, policia lokale ka dhënë detaje lidhur me hetimet.

Operacioni u quajt “Kukulla” (pupazzo) për shkak se anëtarët e organizatës e përdornin shpesh këtë emra kukullash për mbulim, duke mos përmendur emrat e njeri-tjetrit në bisedat telefonike.

Hetimet nisën dy vite më parë pasi një klient, kur një sipërmarrës nga Vicenza i cili u dhunua pasi nuk pagoi një borxh, kërkoi ndihmën e policisë. Në këtë pikë, me dakortësimin e agjentëve, biznesmeni la një takim në një bar me personin të cilit i detyrohej para. Dhe kështu erdhi arrestimi i parë.

Mes personave që u arrestuan qysh në fillim të hetimeve ishin dy Italinë me banim në Vicenza, Fabio Di Maggio e Massimo Marcello Taverni, të dy 45 vjeç. Ishte pikërisht ky i fundit që kishte për detyrë të mblidhte paratë e personave që nuk kishin paguar për ‘mallin’ e marrë, duke përdorur metoda kërcënuese.

Piramida

Struktura e organizatës kishte formë piramidale dhe në krye të saj qëndronte Ahmet Balla, 39 vjeç, i cili kishte mbështetje dy nipat e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç.

Nga hetimet është zbuluar se detyra e këtij të fundit ishte të shkonte në Spanjë dhe në disa provinca të rajonit të Lombardisë për t’u furnizuar me marijuhanë dhe kokainë, që më pas shpërndahej në komunën e Vicenza-s.

Pjesë e grupit ishin edhe dy gra, Gaia Vergani, 22-vjeçare italiane nga Liguria, por me banim në Vicenza për vite me radhë dhe Nada Blagojeviç, 56 vjeçe, boshnjake, e cila bashkëjetonte prej vitesh me Marcello Taverni-n. Ajo punonte si arkëtare dhe kishte detyrë të transferonte paratë në llogari të pastra.

Pjesë e bandës ishin edhe Dario Gagliardi, 56 vjeç, ne origjinë nga rajoni Lazio; Salvatore Santonastasio, 30 vjeç, napolitan dhe Halidou Bandaogo, 57 vjeç, ndonëse roli i kësaj të fundit ishte dytësor.