Më në fund Dan Brown flet për “Kodin e Da Vinçit”

-Sa nga ky roman është real ?

 -Kodi Da Vinçi është një roman, pra dhe puna e bërë për të është puna që kërkon një roman. Ndërkohë që personazhet dhe aksionet e tyre në libër nuk janë reale, ilustrimi, pra: arkitektura, dokumentat dhe ritualet sekrete të prezantuara atje ekzistojnë (psh pikturat e Leonardo Da Vinçit, Hieros Gamos etj). Këto elemente realë janë interpretuar dhe debatuar nga personazhe të shpikura. Ndërsa unë besoj se disa nga teoritë e diskutuara nga këta  personazhe mund të kenë vlera dhe mendoj se është lexuesi vetë ai që  duhet të eksplorojë këndvështrimet e këtyre personazheve dhe të arrijë në interpretime personale. Shpresa ime në shkrimin e këtij romani është se historia duhet të shërbejë si katalizues dhe njerëzit të diskutojnë me njëri-tjetrin për objekte të ndryshme të fesë, të besimeve dhe të historisë.

A nuk thuhet në prezantimin e librit se çdo fjalë e vetme e tij është fakt historik ?

-Prezantimi thotë qartësisht se dokumentat, ritualet,  organizimi, ilustrimi dhe arkitektura në roman ekziston i gjithë. Interpretimi i të gjitha ideve dhe teorive të vjetra lihet në dorë të lexuesit.

 -A është ky një libër anti-kristian ?

 -Jo. Ky roman nuk është kundër diçkaje.  Është një roman. E shkrova këtë ngjarje me përpjekjen për të eksploruar pjesë kyçe të historisë kristiane, që në fund të fundit e interesojnë atë. Pjesa më e madhe e kristianëve të devotshëm e kuptojnë këtë fakt dhe e konsiderojnë Kodin e Da Vinçit, një histori argëtuese, që nxit debatin dhe diskutimet fetare dhe shpirtërore. Aq më tepër që ka qenë vetëm një grup shumë i vogël individesh që e ka konsideruar këtë si një libër të rrezikshëm, heretik dhe anti-kristian.  Shumë funksionarë të Kishës janë duke e eksploruar dhe studiuar librin, pasi në të kanë gjetur detaje të veçanta të fesë dhe të historisë kristiane. Është shumë e rëndësishme të them se lexuesi nuk duhet të aprovojë çdo fjalë të romanit tim dhe duhet ta përdorë atë si një katalizator pozitiv për të hetuar dhe eksploruar në besimin tonë.

 -Çfarë thoni për eruditët që kanë hedhur komentet dhe tezat kundër librit tuaj ?

-Dialogu është një gjë e mrekullueshme. Këta autorë dhe unë natyrisht nuk jemi dakord, por debati që po lind rreth librit dhe teorive , është duke krijuar një force të fuqishme positive.  Duke debatuar mëfortrrethtyre , përmirësojmë dijenitë tona dhe atë çfarë ne kuptojmë për besimin tonë. Polemika dhe dialogu janë të shëndetshëm për fenë në tërësi. Feja ka vetëm një armik: apatinë dhe debati i apasionuar është një antibiotik i fortë kundër këtij armiku.

 -Kodi Da Vinçi përshkruan aktivitetin e Opus DEI. Si e gjykojnë ata librin tuaj ?

-Kam punuar shumë për të gjetur një përshkrim dhe një pozicion të saktë dhe të ekuilibruar për Opus Dei. Nuk mund të them se nuk ka pasur nga ata që nuk janë fyer nga libri. Ndërsa për shumë Opus Dei është një forcë mjaft pozitive në jetën e tyre, për shumë të tjerë ka qenë një eksperiencë thellësisht negative. Unë e kam trajtuar Opus Dei në bazë të librave të shumtë të shkruar për të si edhe në bazë të intervistave të mia personale me anëtarët aktuale dhe ish anëtarët.

-Shumë teori të librit tuaj janë në kundërshtim me atë që unë kam mësuar në shkollë. Kujt duhet t’i besoj ?

-Që prej fillimit dhe deri më sot historia është shkruar nga fitimtarët. Pavarësisht mjaft kontradiktave apo polarizimit të dukshëm të kësaj mënyre “llogaritjeje” ose përshkrimi, ne ende jemi në gjendje të masim “saktësinë historike” të detajeve të dhëna. Këtë e bëjmë vetëm duke e krahasuar me historinë, me atë histori që ne njohim. Por përpara sesa të bëjmë këtë, ne të gjithë, përfshirë edhe historianët, duhet t’i bëjmë një pyetje të vetme vetes: Historia ? Po sa historikisht e saktë është historia në vetvete ?

 -Jeni një kristian ?

-Po. Por ajo që është më interesante ka lidhje me faktin se nëse pyesni tre njerëz se çfarë do të thotë të jesh kristian, do të merrni tre përgjigje të ndryshme.Për dikë mjafton të jetë i pagëzuar për të qenë kristian. Të tjerët mendojnë se që të jesh kristian duhet të pranosh Biblën si një fakt historik të pamohueshëm. Të tjerë akoma besojnë se të gjithë ata që nuk besojnë në Krisht janë të dënuar të shkojnë në ferr. Feja është një vazhdimësi, një pafundësi dhe jo një “rënie” apo “ngecje” në një linjë ku të mundemi.  Duke tentuar të ndajmë në mënyrë kategorike konceptet e shumta të fesë, harrojmë se ne të gjithë tentojmë të deshifrojmë misteret e mëdha të jetës dhe jemi të gatshëm të përshkojmë çdo shteg apo rrugëtim për t’i sqaruar ato. E konsideroj veten një nxënës të shumë besimeve fetare. Sa më shumë mësoj, aq më pyetje me lindin. Për mua kërkimet spirituale do të jenë një jetë e tërë dhe një punë në progres.

-Jeni befasuar nga suksesi i librit ?

-I mahnitur. Kam punuar shumë për këtë roman dhe natyrisht që prisja që njerëzit ta pëlqenin, por nuk e kisha imagjinuar kurrë në këto përmasa. E shkrova këtë roman mbi një grup personazhesh që eksplorojnë disa ide dhe teori që për mua janë shumë interesante. Por duket se tashmë janë shtuar shumë personat reale që tërhiqen prej tyre.

-Ky roman u jep shumë fuqi femrave ..

-Dy mijë vjet më parë kemi jetuar në një botë perëndish dhe perëndeshash. Sot jetojmë vetem në një botë perëndish. Gratë në pjesën më të madhe të kulturave janë përjashtuar nga ushqimi i tyre shpirtëror. Romani ka një shpjegim pse dhe si ka ndodhur kjo dhe pse duhet të mësojmë diçka për të ardhmen tonë.

 -Në kopertinë ju flisni për konspiracionin më të madh të kohërave. Kush është ?

 -Zërat për këtë konspiracion janë pëshpëritur për shekuj në shumë gjuhë: përfshi edhe gjuhën e artit, të muzikës dhe të letërsisë. Ndonjë prej provave me dramatike mund të gjendet në veprat e Leonardo Da Vinçit . Historianët e pikturës janë dakord se Da Vinçi në veprat e tij ka simbole dhe domethenie të fshehura, madje edhe poshtë bojërave .  Shumë eruditë mendojnë se veprat e tij përmbajnë gjurmët dhe indiciot e një sekreti shumë të madh dhe të fuqishëm..një sekret që ruhet edhe sot e kësaj dite nga një vëllazëri në të cilën bënte pjesë vetë Leonardo Da Vinçi.

 -Si ju lindi ideja e Kodit të Da Vinçit ?

-E para unë kam mësuar për të fshehtat dhe misteret e veprave të Da Vinçit, kur kam studiuar historinë e artit në Universitetin e Seviljes në Spanjë. Vite më pas, ndërsa kërkoja për librin  “Ëngjëj dhe Djaj” në arkivin e Vatikanit, hasa sërish në enigmën e Da Vinçit. Organizova një udhëtim në muzeun e Feritoias ku pata fatin të shikoj dhe studioj disa nga pikturat origjinale të tij. Një historik arti më ka ndihmuar të njoh më mirë misteret pas anomalive të këtyrë pikturave. Kam bërë një vit kërkimesh përpara sesa të nisja librin.

 -Si i gjetët informacionet për këtë libër ?

-Pjesa më e madhe e informacioneve vijnë nga mijëra burime. Jam surprizuar nga vullneti i shumë studiuesve dhe historianeve për të ndarë teorite e tyre me mua. Një akademik ishte shumë entuziast që ky mister antik u bë pjesë e një grupi me të gjerë njerëzish me daljen e librit tim.

 

-Duket se ju keni një tërheqjen për sektet sekrete..

-Ky interes imi lind nga shumë eksperienca. Natyrisht që kërkimet që kam bërë në Vatikan, në NSA, NRO dhe në Opus Dei vazhdojnë të më furnizojnë me të dhëna intriguese. Libri që do të dalë ka të bëjë me Vëllazërinë më të famshmë të historisë së njerëzimit, atë të Massonëve.

 

 

Comments are closed.