Më të bukura me maskat me fruta

Një dietë e pasur me fruta arrin të forcojë sistemin imunitar dhe ta bëjë lëkurën edhe më të fortë, më të ndritshme. Madje dhe flokët.

Mandarinat-përdoren për të goditur papastërtitë e një lëkure me shumë yndyrë. Si përgatitet maska: përzihet lëngu i mandarinës me lëng limoni në sasi të barabarta. Përzihen me miell bikarbonati. Maska lihet në fytyrë për 20 minuta dhe më pas shplahet me ujë të ngrohtë në të cilin të keni shkrirë pak lëng limoni.

Portokallja dhe lotusi-përdoren kundër një lëkure të ndritshme. Centrifugoni në mënyrë të ndarë një portokall dhe një lotus derisa të merrni lëngun e tyre. Bashkoni të dy lëngjet. E përdorni si një tonik duke e paaplikuar në fytyrë me copa të vogla pambuku.

Avokado- për flokë më të ndritshëm-merrni pjesën e butë të një avokadoje dhe pasi ta shtypni lyheni me të flokët. Masazhoni flokët e lagur  për 3-4 minuta. Pas këtij masazhi e mbështillni kokën me një peshqir dhe pasi të kaloje gjysmë ore lani flokët tuaj.

Banane– për të luftuar të kuqen e një lëkure të ndjeshme. Përzjeni gjysmë bananeje me disa pika mjalti dhe dy lugë te vogla vaj ulliri. Maska aplikohet në fytyrë dhe lihet të veprojë për 20 minuta. Shplani me ujë të ngrohtë.

 

 

Comments are closed.