Me virus kundër kancerit

Para më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh, një katërvjeçar me leuçemi është infektuar me linë e ujit. Mëlçia dhe shpretka e tij që ishin të infektuara me kancer, së shpejti, janë kthyer në gjendjen normale, ndërsa rezultatet e gjakut ishin të ngjashme me ato të fëmijëve tërësisht të shëndetshëm. Mjekët e tij nga laboratori për onkologji eksperimentale në San Francisko ishin entuziastë me shërimin, por gëzimi zgjati fare pak. Vetëm një muaj më vonë, është kthyer leuçemia dhe ka përparuar, derisa nuk e ka mbytur fëmijën. Në fillim të shekullit të njëzetë, pothuajse ishte e pamundshme që t’u ndihmohet pacientëve me kancer. Vetëm në rastet, në të cilat kirurgët kanë arritur të eliminojnë tumorin, njerëzit kanë shmangur vdekjen. Megjithatë, në disa dhjetëra raste të publikuara përgjatë viteve, mjekët kanë vërejtur një trend të pazakontë: pacientët me kancer ndonjëherë shërohen nga malingiti, nëse fitojnë infeksion virusal. Kjo nuk ishte rastësi. Viruset tipike, ndonjëherë, sulmojnë qelizat e tumoreve, kanë zbuluar shkencëtarët. Për dekada me radhë, kanë tentuar që në mënyrë artificiale të nxisin këtë fenomen dhe ta shndërrojnë në ilaç, kundër kancerit. Sot, pas kaq viteve me dështime, duket që janë në prag të suksesit. Qelizat e kancerit mund të shumohen në mënyrë të shpejtë, por nuk munden të luftojnë kundër infeksioneve, në mënyrë aq efikase si qelizat e shëndetshme. Prandaj, shkencëtarët besojnë që ekzistojnë mënyra që të krijohen viruset të cilat janë mjaft të dobët, që të mos dëmtojnë qelizat e shëndetshme dhe mjaft të forta për të shkatërruar qelizat e tumorit. Hulumtimi i parë, në këtë fushë, ka filluar, madje, që në vitin 1904, kur ishte zbuluar që femrat me kancer të qafës së mitrës janë shëruar përkohësisht me vaksinën kundër tërbimit. Shkencëtarët u kanë dhënë viruse të gjalla pacientëve me kancer. Kanë provuar të infektojnë fëmijët në fazat terminale të sëmundjes me polio ose adenoviruse. Të gjithë këto eksperimente nuk janë treguar produktive – kanceri është kthyer ose në rastet më të këqija pacientët kanë vdekur nga infeksionet. Ideja është braktisur për një kohë, por në vitin 1991 dr. Martuza ka ardhur në idenë që të provohet trajtimi i kancerit me virusin e herpes simplex (HSV-1). Gjenomi HSV-1 është më i madh dhe mund të prodhojë numër më të madh të mutacioneve. Dr. Matuza ka dobësuar virusin dhe i ka marrë disa gjene prej tij. Virusi i modifikuar, pastaj është futur tek minjtë me kancer të trurit të cilët janë shëruar, por pas një kohe një numër i caktuar i tyre ka vdekur nga encefalitisi. Bernard Roizman, virolog nga Universiteti në Çikago ka zbuluar “gjenin kryesor”, në virusin e herpesit. Kur është hequr ai gjen, virusi nuk ka pasur më forcë që të luftojë me mbrojtjen e qelizave të shëndetshme. Doli që virusi i modifikuar ishte aq “i sakatosur”, saqë vetëm ka mundur ta ngadalësojë rritjen e tumorit. Pastaj në vitin 1996, dr. Jan Moor, virolog në Universitetin e Nju-Jork ka vazhduar të punojë në virusin e dëmtar të dr. Roizman. Ai qelizat e kancerit pandërprerë i ka ekspozuar ndaj atij virusi, gjithnjë, derisa virusi nuk ka ndryshuar në mënyrë të pavarur dhe ka fituar aftësinë për t’u shumuar në ato qeliza. Dr. Moor dhe studenti i tij Met Malvi kanë gjetur mënyrën që virusi i tyre të sulmojë sistemin e imunitetit, çka do ta bënte vrasës edhe më të fuqishëm të kancerit. Për dallim nga kimioterapia, e cila mund të humbë efikasitetin me kalimin e kohës, viruset që luftojnë kundër kancerit shumohen në trup dhe mbledhin forcën për infeksion. Për të sulmuar direkt qelizat e tumorit, disa nxisin reagimin e imunitetit, i cili zbulon pozicionin e tumorit. Sot disa viruse potenciale janë në fazën e hulumtimeve. Formë e veçantë e agjentit virusal, i cili ka ndihmuar në zhdukjen e lisë së ujit është duke u provuar në shërimin e kancerit të mëlçisë, shkaku i tretë kryesor i vdekjes nga kancerit nëpër tërë botën. Me përdorimin e atij virusi gjatë shërimit, është rritur mbijetesa për gjysmë, ndërsa shkencëtarët pohojnë që efektet e padëshiruara të këtyre terapive janë minimale, në krahasim me kimioterapinë standarde. “Viruset e ashtuquajtura onkologjike, me siguri do ta gjejnë vendin e tyre në mjekësi, veçanërisht në kombinim me terapitë tjera kundër tumoreve të vështira dhe agresive”, konsideron Gary Hayward, virolog i programit John Hopkins Herpesvirus. Tani për tani, janë duke u bërë hulumtimet edhe nëBaltimore, me të cilat duhet të bëhet virusi për luftë kundër melanomës dhe kancerit të fshikëzës së urinës.

Comments are closed.