Mediat serbe, presidenti Boris Tadiç do të japë dorëheqjen

Mediat serbe shkruajnë se presidenti serb Boris Tadiç do të japë dorëheqjen sot ose nesër, nëse merr garanci të forta ndërkombëtare se në Kosovë nuk do të ketë konflikte dhe sulme të reja mbi serbët. Dorëheqja bëhet në shenjë proteste për mosmbajten e zgjedhjeve në Kosovë. Lajmi është publikuar në të përditshmen serbe “Blic”, e cila i referohet një burimi të afërt me presidentin, 6 muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend. Burimi i gazetës “Blic” ka thënë se lideri i demokratëve ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për dorëheqjen, për faktin se në rast të incidenteve dhe trazirave në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë nuk ka mandat të plotë për veprim. Detyrat e presidentit të shtetit, në një situatë të tillë do t’i kalonin kryetares së Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukiç-Dejanoviç. Ajo dje ka thënë se “është e gatshme të kryejë atë funksion”.  Madje edhe para shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (13 mars), Tadiç dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt si dhe kreu i partisë ishin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, burimi i gazetës Blic ka thënë se lideri i demokratëve ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për këtë, për faktin se në rast të incidenteve dhe trazirave në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë nuk ka mandat të plotë për veprim. Përveç Tadicit, aktualisht janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomislav Nikoliç, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiç, i socialistëve dhe Istvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës.

Comments are closed.