Mediu: KQZ komision politik

Kreu i Partisë Republikane në konvetën e sotme Kombëtare, Fatmir Mediu u shpreh se dorëheqja e dy anëtarëve të partisë Socialiste nga KQZ, tregojnë se ky institucion është politik. “KQZ është komision politik, pasi dhe dorëheqja e anëtarëve socialistë sic thekson qëndrimin politik. Ne kemi kërkuar vetëm zbatimin e ligjit që të jemi në proces zgjedhor dhe të administrojmë votën. Berisha foli dje për koalicionin e së djathtës, ne kemi qenë gjithmonë pro këtij projekti, por koalicionet duhet të zbatohen në suksesin e përbashkët jo me pazar, ne kemi kërkuar analizën e zgjedhjeve të 2009, Ne jemi partia e dytë më e madhe se së djathtës. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë ta le peng përfaqësimin e PR për cdo lloj koalicionit. Pa një bashkëpunim të mirë të së djathtës dhe vizion të përbashkët kjo fushatë do bëhej e vështirë. Thirrje për PD dh e partitë e djathta, koncepti i koalicioneve mbi atë cka kanë dhënë votuesit”- tha Mediu.