Mediu takon komunitetin fierak në Tiranë

Janë të shumtë fierakët që banojnë e kontribuojnë në kryeqytet. Ata u thirrën në një takim nga kryerepublikani Mediu  jo vetëm për të vlerësuar arritjet e tyre në fusha të ndryshme të jetës por edhe për të ndarë me ta sfidën e zgjedhjeve të 23 qershorit“Politika na ben te ndryshëm ne ide, por te njëjtë ne qëllime. Politika behet me kundërshtare dhe është mire, kur keta kundërshtarë debatojnë dhe shpalosin vlera e vizion dhe jo sharje e fyerje. Ne pretendojmë te jemi evropiane, te sillemi si evropiane, por ne duhet ne radhe te pare te afrojme vlerat dhe te largojme te keqen, duke bere me te mirën për familjen tone, për Shqipërinë”, deklaroi Mediu. Në këtë takim merrnin pjesë figura të njohura të komunitetit fierak të cilët për kreun e PR  janë një shembull për komunitetet e tjera për vlerat që mbartin.