Mehdi Gurra, profili i një teologu që nuk resht së punuari

Në ndihmë të fëmijëve jetimë

Me devizën “Në shërbim të misionit fisnik për të ngjallur në shoqëri shpresën se askush nuk është vetëm, se është e drejta e tyre e lindur, të ndihmohen kur kanë nevojë “ende pa mbyllur mirë”, “bilanci” i vitit të shkuar ka startuar me ritëm, intensitet dhe vrull, duke rrezatuar suksesshëm performancën e saj institucionale në horizontin e shoqërive civile. Edhe pse ende në moshë fëmijërore, veprimtaria e ka kthyer “Alsar”-in absolutisht në një lidere të padiskutueshme me simotrat e saj. Ndoshta dhe patjetër krahas ndjenjës humane për të ndihmuar urtësisht dhe me zemër në dorë korrektesa në pasqyrimin e çdo miligramë lëvizje e bëjnë këtë shoqatë në maksimumin e mundshëm të lakmueshëm për donatordo të ndryshëm. Madje, është shoqata që përzgjedh dhe jo sikur është rëndom e kundërta. Nuk është vasaliteti i verbër, vlera kontribuuese apo donacioni rastësorë që përcaktojnë partneritetin me shoqatën “Alsar”, por korrektesa deri në fanatizëm e zbatimit të projekteve të paramiratuara duke zbatuar me përpikëri përparësitë vjetore. Natyrshëm, është privilegj për çdo donatorë, se, në mos të pamundur, të vështirë pa diskutim do e ketë për të gjetur një partner të kësaj korrektese dhe dashamirësie njerëzore Intensiteti, larmia na rikthyen sërishmi në promovimin e aktivitetit të shoqatës “Alsar” dhe sërishmi protagonist do të jetë kryetari karizmatik teologu Mehdi Gurra që nuk resht së punuari. Si nga hera do ta gjenim edhe këtë radhe në rakordimin përfundimtar të një numri prej 1005 kartelash të fëmijëve jetimë që sapo kishin marrë ndihmat e para për këtë tremujor. Duke anashkaluar në “harresë” përshëndetjen e mirëseardhjes kryetari bashkë me servirjen e dokumentacionin do të na ftonte si aktivistë në aktivitetet e radhës. Madje, edhe pse aktiviteti i shoqatës për këtë vit është tri herë më i madh se sa 6 vitet e ekzistencës së saj, kryetari do të na shprehej sërishmi duke e quajtur ende “modeste” këtë sipërmarrje të ndihmës së 1005 fëmijëve jetimë Kështu, fillimviti do të kishte për sipar zbatimin e dy projekteve të muajit janar. Në qytetin e Pukës dhe Bushtricë të Kukësit, në bashkëpunim respektivisht me bashkinë dhe komunën u realizua projekti i shpërndarjes së ndihmës humanitare në batanije dhe veshmbathje dimërore, nga i cili përfituan 250 familje të fëmijëve jetimë, të personave me aftësi të kufizuar. Nga aplikimi i këtyre dy projekteve, rezulton se duke ju referuar treguesve specifikë sasiorë janë dhuruar 500 copë batanije, 300 xhupa dhe 300 palë çizme. ”Një akt modest të solidaritetit humanë në ndihmë të njerëzve në nevojë” – do të konsideronte kryetari Gurra. Në vijimësi të platformës së sajë programore për ti ofruar ndihmë nxënësve të shkollave publike, janë realizuar projektet e ndihmës kancelarike në 4 shkolla 9-vjeçare. Qëllimi i këtyre projekteve konsistonte në dhurimin e çantave, mjeteve didaktike dhe librave jashtëshkollorë për nxënësit e këtyre shkollave. Nga ky projekt kanë përfituar në total 874 nxënës të shkollave 9-vjeçare të Farkës së Vogël në Tiranë apo, të shkollave të Gracenit, Plangaricë, dhe Gjormë të Elbasanit. Jo pak të vlerësuar kanë qenë edhe ndihmat që janë dhënë për stafet pedagogjike këtë këtyre shkollave me libra të karakterit kulturor. Në radhë, do pasonte i treti projekt ai i dhurimit dhe shpërndarjes së literaturës kulturore-fetare bibliotekave të 10 institucioneve, për nxënësit e medresesë “Mustafa Varoshi”, në Durrës, si dhe 52 intelektualëve aktivistë të shoqatës “Miqtë e Dijes” apo edhe të kursantëve të qendrës “Daut Borici” në Shkodër. Titujt e librave të dhuruar përbënin një burim të mirëfilltë dijesh që i ofrojnë lexuesit gamë të gjerë njohurish e studimesh për historinë, kulturën dhe religjionin, ndërsa numri i titujve shkon në 360.

Me rastin e muajit të Mevludit, në shkurt janë organizuar nga shoqata një sërë veprimtarish me rastin e Ditëlindjes së Profetit Muhamed. Këto veprimtari konsistonin në përkujtim të jetës së dhe veprës së Profetit Muhamed si një ngjarje e një rëndësie të veçantë në historinë e shoqërisë njerëzore. Këto veprimtari ishin ndërthurur në një platformë të karakterit fetarë, kulturorë dhe festivë Aktivitetet që kanë përbërë këtë projekt kanë qenë.

– Simpoziumi shkencor, i zhvilluar me rastin e Mevludit në Hotel Internacional Tiranë dhe në Durrës me temë: – Profeti Muhamed “Mëshirë për mbarë njerëzimin.”

– Programi i festimit tradicional të ditës së Mevludit, në xhaminë e Profetit, në fshatin Mushqeta në Tiranë dhe në Trush të Shkodrës. Në përfundim të këtyre veprimtarive është shpërndarë literaturë fetare nga shoqata.

Në kuadër të veprimtarisë në fushën e botimeve ka pasuar ai i librit të Lumo Skëndos “Udhëtarët e huaj në Shqipëri në fund të shekullit XIX, “i cili pati 1000 kopje”.

Muaji mars ka vijuar me projektin e synetimit nën moton “Për një jetë të shëndetshme dhe të begatë të fëmijëve të brezit të ri”, nga i cili përfituan 500 fëmijë .

 Projekti “Përkujdesja sociale ndaj fëmijëve jetimë, kontribut i çmuar për të ardhmen e shoqërisë “përbën pjesën e luanit në veprimtarinë shoqatës “Alsar”. Ky projekt ka shtrirje në 15 qytete me nivel të ulët ekonomik dhe përbënë një përparësi strategjike të shoqatës. Nga 468 fëmijë që përfitonin asistencë financiare, përkujdesje sociale dhe edukative në këtë vit ky numër shkon në 1005. Ky projekt konsiston në ngjalljen e ndjenjës së besimit dhe shpresës me anë të edukimit moral e shpirtërorë të këtyre jetimëve. Data 31 mars ka qenë edhe çelja e këtij projekti të paprovuar ndonjëherë në historikun e shoqatave të këtij lloji. Një aktivitet që i tejkalonte përmasat kombëtare pse jo rajonale, i denjë për etalonë Askurrë nuk kishte ndodhur një aktivitet i tillë që ka befasuar edhe të ftuarit e ardhur nga vende të ndryshme të botës, që edhe pse të mësuar me të tilla organizime janë impresionuar nga ky organizim. Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” e kanë mbushur më shumë se 2000 pjesëmarrës të kategorive të ndryshme ku për protagonistë kanë qenë ata që ishin “sebepi” i këtij manifestimi Një “manifest”, që ashtu si pjesëmarrja edhe larmia e tyre e kanë “koloritur” deri në ylberizëm këtë eveniment kaq madhështorë Ana portokollare ka qenë e një niveli ndërkombëtarë kanë marrë pjesë dhe përshëndetur aktivitetin Zv/Ministrja e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta znj. Filloreta Kodra kanë qenë të pranishëm dhe shumë e shumë personalitete të fushave nga më të ndryshmet apo edhe përfaqësues të simotrave nga vende të ndryshme të botës. Do të veçonim znj. Jeta Seitaj, kryetare e minibashkisë 5, z. Nuri Cuni, Sekretar i përgjithshëm i Kryegjyshatës Bektashiane, z. Kadri Aliaj, Kryetar i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë Drejtorët e fondacioneve “Islamic Relief” – Muhamed El Ëaey. “Shoqëria” – Sheëki Ashri, “Mirësia” – Fisnik Kruja Përfaqësues nga ambasada Turke delegacionet e Fondacionit IHH me qendër në Stamboll – z. Bilal Sagir Ai i Fondacionit të Ndihmave Humanitare “ ËEFA ”Gjermani – z Musab Aydinn . Fondacioni “IGMG” me qendër në Gjermani – z. Osman Yldirim. Përfaqësuesi i qendrës “Kultur Evi Isparta”, Turqi, përfaqësuar nga z. Ramazan Tamer Buyukkupcu.

Programi artistik i këtij aktiviteti ishte i larmishëm dhe u çel me Himnin Kombëtar, me këndimin e Kuranit Famëlart. Kryetari Mehdi Gurra do përshëndeste në hapje të këtij megaaktiviteti për tu pasuar nga pjesëmarrësit e ftuar. Jo pak interesant ka qenë edhe momenti kur kryetari i shoqatës “Tirana” dhe minibashkisë 8 i ka akorduar Kryetarit të shoqatës “Alsar”, “Certifikatën e Mirënjohjes”, me motivacionin për kontributin e çmuar në ndihmë të fëmijëve jetimë.

Bashkë me programin e pasur artistik dhe aktiviteteve argëtuese, në mbyllje fëmijëve iu shpërndanë dhurata në pako me ushqime, libra si dhe ndihma financiare në vlerën 28.5 euro në muaji e vlefshme kjo për periudhën e parë 6-mujore të këtij viti.

Nga Ilir J. Hoxha

Comments are closed.