Meksika goditet nga tërmeti 7.6 ballësh. Calderon njofton në Twitter

Një tërmet me magnitudë 7.6 gradë Richter ka goditur pak minuta më parë qytetin e Ometepec, në jug-perëndimin e Meksikos, 186 kilometra largAcapulco. E referon Instituti Gjeologjik Amerikan që tregon dhe një thellësi epiqendre prej 18 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Meksikos, ku pallatet janë lëvizur në mënyrë të dhunshme, sipas dëshmitarëve.Nuk ka dëme në shtetin e Oaxacas, por vetëm janë këputur linjat telefonike. Për momentin nuk është lëshuar alarmi për tsunami edhe pse sipas Pacific Tsunami Warning Center, mund të ketë dallgë anomale me efekte lokale. Sipas presidentit Calderon – që ka postuar një mesazh në Tëitter – nuk ka viktima dhe as dëme të rëndësishme në kryeqytet

Comments are closed.