Mendoi se sfidoi Ajnshtajnin. Jep dorëheqjen fizikanti italian i CERN

Më parë gabimi me përmasat, më pas të dhënat kontradiktore nga dy eksperimente me të cilat mendoi se provoi që neutronet janë më të shpejte sesa drita, pra mendoi se hodhi poshtë përfundimisht teorinë e Ajnshtajnit. Por këto gabime i kushtuan karrierën në CERN.  Disa bashkëpunëtorë në CERN kanë kërkuar dorëheqjen e koordinatorit të eksperimenteve, fizikantit italian Antonio Ereditato. Edhe pse këto eksperimente krijuan një emocion të jashtëzakonshëm, u krijua një çarje e thellë ndërmjet shkencëtarëve dhe në këto kushte Ereditato  ka vendosur të japë dorëheqjen duke e konsideruar të pamundur më pas administrimin e bashkëpunimit mes kolegëve. Goditja e parë ishte mbi të dhënat se neutronet janë super të shpejtë më datë 22 Shkurt kur vetë fizikanti italian doli dhe tha në një konferencë shtypi se mund të kishte një gabim në të dhëna për shkak të llogaritjeve të gabuara të instrumenteve të përdorura. Por më pak se një muaj më vonë eksperimenti “Icarus” i koordinuar nga çmimi Nobel Karlo Rubbia ka përgënjeshtruar të dhënat e eksperimentit të Ereditatos dhe ka treguar se Ajnshtajni kishte të drejtë mbi dritën. Pra neutronet nuk ishin më të shpejta nga drita. Për momentin nga Ereditato ka vetëm një “no comment”.