Merkel: Eurozona duhet të shmangë, daljen e Greqisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nëpërmjet një interviste dhënë për BBC, ka deklarur se BE do të bënte një gabim politik nëse do ta linte Greqinë të dilte nga euro. Merkel thekson se Gjermania do të bënte gjithçka që ta mbante Eurozonën të bashkuar. Po ashtu në këtë intervistë kancelarja gjermane ka folur edhe për paketa të tjera shpëtimi për vendet e monedhës së përbashkët, duke theksuar se mësime të rëndësishme janë nxjerrë. Kohët e fundit Greqia mori një paketë të dytë shpëtimi nga BE-FMN, në vlerë 130 mld euro. Gjermania ka kontributin më të madh në këtë paketë. Pavarësisht masave të ndërmarra,të ashpra kursimi, disa analistë mendojnë se Athina mund të kentë sërish nevojë për ndihmë. E pyetur se si e shihte të ardhmen e Greqisë, Merkel tha se në mënyrë të vazhdueshme, Athina ka thënë se donte të qëndronte në Eurozonë. “Ka dobësi të mëdha, por po mundohet t’i tejkalojë ato, qofshin ato në administratë apo në fushën e ekonomisë. Do të jetë një rrugë e gjatë. Ne kemi marrë vendimin të jemi në një union të monedhës së përbashkët. Ky nuk është vetëm një vendim monetar, por edhe politik. Do të ishte një katastrofë nëse do t’i thoshim një vendi që ka vendosur të jetë me ne: Ne nuk të duam më”, u shpreh Merkel, duke shtuar se Eurozona do të dobësohej shumë nëse Greqia do të dilte.

Comments are closed.