Messi, 24 vjeç, 234 gola tek Barcelona

Në moshën 24 vjeçare në fillim i ngjason më pas e tejkalon Cesar Rordriguez. Lionel Messi ka hyrë në historinë e Barcelonës si golashënuesi më i mirë që nga krijimi i klubit katalanjas. Talenti argjentinas shënoi tre gola në ndeshjen e fundit kundër Granada, duke thyer rekordin e Cesar Rodriguez me 234 gola. Në orën 22.25 të mbrëmjes së djeshme ndodhi një ndryshim në faqen e Ëikipedias së Cesar Rodriguez, i pari golashënues në historinë e Barcelonës, i cili u rendit i dyti në këtë garë zyrtare. Sepse në vend të parë të listës qëndron Lionel Messi, i cili do të vazhdojë të thyejë rekordin e shënimit të golave. Ish-sulmuesi kishte vendosur rekordin e tij në vitet ’50, ndërsa që nga ajo kohë asnjë prej futbollistëve të tjerë të Barcelonës as nuk i ishte afruar shifrave të tij. Por tani, rekordi i Messit rrezikon të kthehet në të paprekshëm, duke parë moshën 24-vjeçare të argjentinasit dhe vazhdimësinë që ka ai në prekjen e rrjetave kundërshtare. Për t’i dhënë një ide Del Piero dhe Tottit të cilët kanë shënuar 286 dhe 266 gola, në karrierën e tyre futbollistike me fanellën e Juves dhe Romës.

Comments are closed.