Messi, futbollisti më i paguar, fiton 33 milionë euro në vit

Lionel Messi është klasifikuar si lojtari më i paguar në historinë e sportit. Sipas renditjes që është zhvilluar nga revista “France Football”, Messi i cili është cilësuar si lojtari më i mirë i vitit në muajin janar, fiton rreth 33 milionë euro në vit, ndërsa Barcelona i jep 10.5 milion euro në sezon plus bonuset, por janë sponsorat ata që mbulojnë me ar tre herë fituesin e “Topit të Artë”. Në këtë listë, argjentinasi lë pas në renditjen e më të paguarve, David Beckham. Megjithëse në moshën 36-vjeçare, mesfushori anglez vazhdon të arkëtojë të ardhura të konsiderueshme nga futbolli. Ish-lojtari i Manchester United, Realit të Madridit dhe Milanit që tani luan në kampionatin amerikan me Los Angeles Galaxy fiton 31.5 milionë euro në vit, duke kaluar në renditje Cristiano Ronaldon. Portugezi është lojtari më i paguar në botë por totali i përfitimeve të tij vjetore shkon deri në 29,2 milion euro. Në krye të trajnerëve më të paguar vazhdon të qëndrojë Jose Mourinho. Në vendin e dytë është ngjitur trajneri i Paris SG Carlo Anchelotti, ndërsa në të tretin trajneri i Barcelonës Pep Guardiola, i cili arkëton 9.5 milionë euro në vit.

Comments are closed.