Messi “portieri i ri”, i Barcelonës

Pasi realizoi 50 gola gjatë këtij sezoni për Barcelonën, Messi vendosi që gjatë stërvitjeve të mos e terrorizojë portierin e ekipit të tij, siç ua bën kundërshtarëve, por ai kishte vendosur që të vihet nën lëkurën e tyre. Argjentinasi shtatshkurtër padyshim kishte nevojë për një sfidë të re, kështu që ai mori dorëzat dhe vendosi që të provojë veten si portier, të cilën e fotografoi kapiteni Carles Puyol edhe e postoi në profilin e tij në Facebook duke nënvizuar “Si po punon Messi”. Ndoshta shumëkush mendon se për shkak të gjatësisë së tij 1.69 metra ishte pre e lehtë për goditësit e mirë, por foto dhe kërcimet e realizuara nuk thonë kështu.

Comments are closed.