Mësuesit, programet për atestim

Speciale/ Instituti i Zhvillimit Arsimor publikon programet orientuese për kualifikimin e punonjësve në arsimin parauniversitar

Lista e plotë e temave që do të kenë në testim mësuesit në: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Biologji, Kimi dhe Ekonomi e Zbatuar. Kandidatët që i nënshtrohen atestimit

Publikohen programet orientuese për mësuesit që do t’i nënshtrohen atestimit, më 21 prill. Bëhet fjalë për të gjithë punonjësit në arsimin parauniversitar që do të testohen për të përfituar një shkallë të re kualifikimi. Kështu, gazeta “Republika” boton të plotë programet për lëndët: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë dhe Ekonomi. Burime pranë MASH-it konfirmojnë se kualifikimi realizohet nga Komisioni i Kualifikimit, i cili, ndër të tjera, monitoron dhe vlerëson përgatitjet për provimin, si dhe përcakton mjediset dhe numrin e pjesëmarrësve në provim. Gjithashtu, rregullorja e re publikon edhe kandidatët që do të marrin pjesë në kualifikim, të cilët janë punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe atij privat:

a) me diplomë mësuesie;

b) pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë që japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune;

c) pa diplomë mësuesie, që kanë kryer Shkollën e Mesme Artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e Edukimit Muzikor ose të Edukimit Figurativ.

Comments are closed.