Meta: Çorovoda do të jetë qendër e rëndësishme turistike
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Lideri i LSI-së dhe deputeti i qarkut Berat, Nasip Naço, inaugurojnë lulishten kryesore të qytetit pas përfundimit të punimeve kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për qarkun e Beratit, Nasip Naço, si dhe kryetari i bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, ka marrë pjesë dje, në shpalljen e nismës “Çorovoda, qyteti më i pastër”. Në një aktivitet të zhvilluar në pallatin e kulturës të këtij qyteti z. Meta përshëndeti nismën e bashkisë së Çorovodës, një nismë, e cila, sipas tij, është shumë kuptimplotë, një nismë shumë e mençur dhe me vizion për të ardhmen e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, nismën “Çorovoda, qyteti më i pastër”. “Nuk mund të kishte nismë më të bukur dhe më domethënëse për të sotmen dhe për të ardhmen e këtij qyteti dhe të këtij komuniteti”,- tha z. Meta. Duke folur për investimin shumë të rëndësishëm që pritet të përfundojë në muajt në vazhdim, rruga që të çon tek kanionet e Osumit, z. Meta tha se kjo rrugë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për shndërrimin e Çorovodës në një qendër të rëndësishme turistike. “Ne, tashmë, jemi dëshmitarë të faktit që rruga, e cila na çon tek kanionet e mrekullueshme të Osumit është drejt përfundimit dhe brenda pak muajsh, ajo do të inaugurohet, një rrugë e re, e standardeve evropiane nga Çorovoda deri në fund të kanioneve. Kjo rrugë, natyrisht, do të vazhdojë për në Përmet. Kjo rrugë e re është jo vetëm një mundësi e shkëlqyer, por është edhe një sfidë e madhe për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, sepse unë jam i bindur që ajo do të rrisë në mënyrë të menjëhershme numrin e vizitorëve, numrin e turistëve, numrin e të gjithë atyre që janë të pasionuar pas natyrës, pas kanioneve, dhe natyrisht edhe pas sportit nga më të ri të ushtruar tashmë në Shqipëri, falë kanioneve të Osumit, atij të Raftingut. Ndaj është e domosdoshme që ky qytet, ky komunitetit, të përgatitet për këtë etapë të re, e cila do të shndërrojë Çorovodën në një qendër të rëndësishme turistike”,- u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ai tha se natyra e ka vendosur Çorovodën në një situatë mjaft të lakmueshme, e rrethuar nga malet, nga kodrat dhe nga lumenjtë e kulluar të maleve të Skraparit.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *