Arkiva

Meta: Integrimi i vendit ka nevojë për rininë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, deklaroi dje se është e nevojshme që rinia shqiptare të jetë pjesëmarrëse direkte në jetën politike të vendit dhe jo spektatore. Gjatë fjalës së mbajtur para Komitetit Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim, Meta tha se procesi i integrimit të vendit në BE ka nevojë për vrullin dhe ritmin e rinisë. “Integrimi i vendit është një proces që ka nevojë për një ritëm të ri bazuar edhe në sloganin tuaj “të ecim më shpejt” dhe për këtë kemi nevojë për një rini edhe më të organizuar, edhe më të reformuar politikisht dhe profesionalisht dhe për një rini që sfidat e saj nuk janë vetëm problemet e saj, por dhe sfidat e vendit dhe shoqërisë”,- theksoi Meta. Ai po ashtu vlerësoi punën e LRI-së gjatë 7 viteve të funksionimit të saj duke theksuar se kjo strukturë tani gjendet në një stad të avancuar që do t’u shërbejë sfidave të vendit. “Jam i bindur që do të arrijmë të bëjmë edhe atë vrapim drejt Europës, sepse 22 vjet nuk janë pak. Pavarësisht progresit që ka arritur Shqipëria, vendi duhet të kishte arritur më shumë dhe kjo do të arrihet duke e bërë politikën për të rinjtë dhe me të rinjtë”,- nënvizoi kryetari i LSI-së.

Lexoni edhe: