Meta, me Senatorin Cardin: Bashkëpunim me SHBA-të për punësimin e të rinjve

Në vijim të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u prit në takim nga bashkëkryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Senatori Benjamin Cardin. Gjatë takimit, Meta vlerësoi punën e Komisionit Amerikan të Helsinkit si dhe vëmendjen që SHBA-të u kushtojnë të drejtave të njeriut dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri. Në vijim, Meta vlerësoi, gjithashtu, edhe ndihmën e SHBA-ve në kuadër të OSBE-ODIHR-it për arritjen e standardeve më të larta elektorale përmes realizimit të reformës zgjedhore. Meta dhe Senatori Cardin ndan mendimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të inkurajojnë më tepër investimet amerikane në Shqipëri me qëllim forcimin e lidhjeve tregtare, zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e mundësive më të mëdha të punësimit për të rinjtë. Sakaq Senatori Cardin u shpreh se Shqipëria është një aleate e madhe e SHBA-ve, dhe meriton më tepër vëmendje nga investitorët amerikane. Në përfundim, Senatori Cardin shprehu një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe atë personal të Metës për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

 

 

Comments are closed.