Meta në Lubjanë, merr çmimin nga instituti IFIMES

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është nderuar në Lubjanë me çmimin si personaliteti më pozitiv për politikën e jashtme gjatë vitit 2010. Çmimi i është dhënë kreut të LSI-së nga Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme (IFIMES) ndërsa i është dorëzuar nga ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç. Në fjalën e tij Meta ka theksuar se ky çmim është vlerësim për rolin kostruktiv të Shqipërisë ndërsa shtoi se vendi ynë është krenar për politikën e rajonale të tij. Kryetari i LSI-së Ilir Meta ndodhet për një vizitë pune në Slloveni me ftesë të Fondacionit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike IFIMES.Ai ka zhvilluar disa takime në Parlamentin Slloven, me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për BE Roman Jakiç, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Janko Veber si dhe me Kryetarin e Partisë “Pozitivna Slovenija” Zoran Jankoviç.

Comments are closed.