Meta: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve politike

Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim , Ilir Meta ka theksuar se presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet vetëm sipas Kushtetutës. Në një takim me gratë në kuadër të ristrukturimit të forumit të gruas, Meta këshillon se ai duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve politike, ndërsa shprehet se LSI do të japë kontributin e saj që procesi të jetë sa më konstruktiv. “Shqipëria do të ketë Presidentin në kohën e duhur. Uroj që zgjedhja e tij të jetë në konsensus të plotë mbi palët, pasi kjo është një zgjedhje pashmangshme. Konsensusi është i nevojshëm dhe i mirëpritur nga LSI. Konsensusi nuk duhet kuptuar si një mënyrë për të ndenjur pa president, zgjedhja e tij është e pashmangshme për shkak të Kushtetutës. Për çdo emër konkret LSI është në shërbim të konsensusit”,theksoi ai. Meta nënvizoi më tej se, personi që do mbajë postin e presidentit të ri të Shqipërisë, duhet mbi të tjera të qëndrojë mbi palët politike. “Presidenti duhet të jetë një figurë që të garantojë mishërimin e institucioneve, një figurë që të qëndrojë mbi partitë dhe interesat e tyre”, shtoi kreu i LSI-së.

 

Comments are closed.