Meta: Pseudo-mazhoranca minoi KQZ

 

Pas takimit në selinë e LSI-s me Jonathan Moore, Drejtor për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ilir Meta  duke e vlerësuar situatën politike në vend si të padëshiruar dhe dramatike apeloi për reflektim nga ajo që ai e cilësoi pseudo-maxhorancë të Sali Berishës.  “Kemi një shantazh të qartë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe opozitës  për të vënë dorë mbi zgjedhjet duke vënë dorë mbi qeverinë e pavarur të zgjedhjeve. Kemi edhe shumë simptoma të tjera shqetësuese dhe kritike. Pseudo-maxhoranca duhet të reflektojë urgjentisht përndryshe absolutisht që do të mbajë të gjitha pasojat dhe të gjitha përgjegjësitë për cdo problem dhe përshkallëzim të tensionit në vend. Vendi ka nevojë për procese konstruktive transparente dhe kushtetuese të ligjëshme, nuk ka nevojë për dhunë si ajo që u ushtrua me kartona në parlament. Ështe mometi për të reflektuar sa të jetë vonë”, tha zoti Meta.