Meta takime në SHBA për integrimin e vendit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Washington. Gjatë qëndrimit në SHBA, Meta është takuar me senatoren Jeanne Shaheen njëkohësisht kryetare e Nënkomisionit për Çështjet Europiane. Takimi është përqëndruar në rëndësinë e përparimit të reformave që e afrojne vendin me BE, për të cilat sic u shpreh Meta SHBA janë fuqishimisht të angazhuara dhe në koordinim të ngushtë me BE. Senatorja Shaheen vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon. Kreu i LSI-së nga ana e tij, shprehu angazhimin e forcës politike që drejton në përmbushjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me familjen e madhe europiane.

Comments are closed.