Meta takohet me kongresmenin Smith: Bashkëpunim ekonomik SHBA-Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vijoi edhe sot takimet zyrtare në Washington me ftesë të DASH. Gjatë vizitës së tij në Kongresin Amerikan, Meta u prit në një takim nga Kongresmeni Christopher H.Smith, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit Amerikan të Helsinkit. Në këtë takim, Meta dhe Smith diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku ndanë mendimin se Shqipëria ka pësuar ndryshim të madh gjatë 20 viteve, kryesisht në përmirësimin e standardeve demokratike në vend. Nga ana e tij Christopher H.Smith vlerësoi me nota të larta luftën ndaj trafiqeve të qënieve njerëzore, si dhe politikën rajonale të Shqipërisë. Meta dhe Smith shprehen gadishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.