Meta: Zgjidhja për KQZ rivendosja e konsensusit

Kryetari i LSI-së Ilir Meta shprehet se zgjidhja e vetme për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes palëve.  “Aktualisht kemi një situatë të papranueshme, përgjegjësia është drejtpërdrejt e mazhorancës e cila dhunoi Kushtetutën e Kodin zgjedhor dhe KQZ. Zgjidhja e vetme është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes dy forcave që kanë bërë kodin. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale”, thaMeta.  Metashtoi se, “Zgjidhja e njëanshme nuk është zgjidhje për ne. Është me rëndësi rivendosja e besimit dhe konsensusit. Opozita nuk e ka goditur dhe cënuar në një mënyrë të njëanshme këtë institucion”, thaMeta.  Metae cilësoi tentativë për të mbjellë diversion deklaratat që thonë se kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka qenë kundër anëtarët të zgjedhur të LSI në KZAZ.  “Opozita e bashkuar është në të njëjtën linjë, asnjë përpjekje për të mbjellë diversion në radhët e opozitës nuk shkon. Për KQZ ne jemi në sinkron të plotë edhe me zotin Dule.  Kreu i LSI-së sqaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit, LSI do të garojë me listat e saj.