Martesa e tretë e Michele Placido (Fotot)

Aktori dhe regjisori italian Michele Placido është martuar një ditë më parë me të dashurën e tij 29-vjeçare.

Ajo e veshur me fustan të bardhë nusërie e shoqëruar nga bashkëshorti i ardhshëm, edhe ai i veshur me kostum të bardhë.

Ceremonia martesore e regjisorit 66-vjeçar Michele Placido dhe e bashkëshortes së tij 29-vjeçares Federica Vincenti

janë zhvilluar në kishën e San Nicola, në Cisternino, Itali.

Në sheshin pranë kishës ku u zhvillua ceremonia ishin mbledhur shumë njerëz të cilët ishin kureshtarë të shihnin aktorin dhe bashkëshorten e tij.

Placido mbërriti në kishë 5 minuta përpara se të mbërrinin edhe të ftuarit, ndërkohë që është shprehur i lumtur: “Nuk e imagjinoja kaq mbështetje, kaq shumë njerëz”.

Ndërkohë që ditën e djeshme mediat janë fokusuar tek grindja para ceremonisë,

kur Albano Carrisi nuk ishte lejuar të këndonte Ave Marian,

por i shoqëruar nga Loredana Lecciso

ai ka qenë i pranishëm në ceremoninë martesore dhe mësohet gjithashtu se ka kënduar në kishë këngën Ave Maria.

Lexoni edhe: