Michelle Obama: Barack gjithnjë në humor të mirë

Zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama ka folur për “jetën private”, në programin e Letterman. Ajo ka theksuar se kur presidenti amerikan Barack Obama kthehet në shtëpi, është gjithnjë në humor të mirë, sidomos kur flet nga Kongresi. Kështu i është përgjigjur pyetjes së prezantuesit, David Letterman, për “bisedat private”, që zhvillojnë burrë e grua në fund të një dite. Në këtë intervistë televizive, zonja e parë Obama është shfaqur e qeshur dhe ka rrëfyer histori nga e kaluara e saj, ku është ndaluar edhe tek ndihmesa që i kanë dhënë prindërit për t’u bërë një nënë shembullore. Në lidhje me diskutim për edukimin e saj në South Shore, Çikago, zonja Obama tha se gjëja më e rëndësishme për fëmijët është të dinë se prindërit e tyre i adhurojnë ato, dhe se ajo dhe presidenti përpiqen të fusin këtë stabilitet që prindërit e saj bënë me të. “Mendoj se kjo është dhurata më e çmuar prej tyre”, shprehet ajo. Për herë të parë, zonja e parë e SHBA-ve ka shpërthyer në lot kur ka folur për betejën e të atit të saj me sëmundjen e sklerozës.

Comments are closed.