Michelle Obama dhe SamCam, me të njëjtin stil veshjeje

Ndoshta rastësi, ndoshta jo. Përveçse janë martuar me meshkujt më të fuqishëm në botë, ato janë mike të mira por kanë edhe preferenca të njëjta në modë. Kështu, zonja e parë e SHBA, Michelle Obama dhe bashkëshortja e kryeministrit britanik, Samantha Cameron kanë preferuar të veshin pantallona në një ditë të zakonshme.  Ndoshta kjo mund të ketë qenë edhe një rastësi që të dyja zonjat janë shfaqur të veshura me pantallona ndërsa kanë ndjekur mini olimpiadën në universitetin amerikan. SamCam ndjehej mirë dhe fytyra e saj e qeshur tregonte se ishte në një shoqëri të mirë me zonjën e parë të Amerikës, madje ato kanë bërë edhe shaka ndërkohë që ishin duke ndjekur ndeshjen e studentëve.

Ndërkohë që presidenti amerikan Barak Obama ftoi kryeministrin britanik, David Cameron në një ndeshje basketbolli në një prej sporteve të tij më të preferuara. Dy liderët e kaluan ditën e parë të vizitës 3 ditore të Cameron në SHBA duke parë hapjen e turneut Madnees në Dayton të Ohajos. Gara vuri përballë skuadra nga universitete nga SHBA. Dy liderët te veshur “causual” për mbrëmjen sportive, u duartrokitën nga të pranishmit ndërsa zunë vendet në sallën sportive në rreshtat  e parë. Ndërsa zhvillohej ndeshja kamera fokusonte shpesh Obamën dhe Cameron, të cilët komentonin me njëri-tjetrin ndeshjen. Në pushim të ndeshjes, Obama dhe Cameron hynë në fushë për një intervistë më gjyqtarin. Cameron tha se shikon shumë veçori të ngjashme me futbollin, por sipas tij, basketbolli është shumë më i shpejtë. Tifozët e shumtë përveç se panë ndeshjen u bënë fotografi edhe dy liderëve, presidentit Obama dhe kryeministrit Cameron.

Comments are closed.