Categories
Showbiz

Michelle Rodriguez, aktorja..me trupin e tonifikuar

Është bërë e famshme duke interpretuar femra të forta në filma si ‘Girlfight’ dhe ‘The Fast And The Furious’, por Michelle Rodriguez tregoi anën e saj femërore gjatë një dite pushimi në plazh.

Aktorja 34-vjeçare tërhoqi vëmendjen me trupin e saj të tonifikuar në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Michelle Rodriguez do të interpretojë në filmin ‘The Fast And The Furious 6’, së bashku me Vin Diesel, i cili është tipi i mashkullit që pëlqen aktorja. Në një intervistë me revistën ‘Cosmopolitan’, Rodriguez ka deklaruar: “Më tërheqin meshkujt e vërtetë. Nuk i honeps dot meshkujt që sillen si femra dhe kujdesen për thonjtë më shumë se unë. Jetoj prej tetë vitesh në Los Angelesdhe nuk kam faj që jam ende beqare, këtu ka shumë metroseksualë.”