Microsoft Research, realizon ekranet më të shpejtë me prekje

Përfaqësuesit e Microsoft Research, kanë treguar realizimin më të fundit dhe më special të ekraneve të ndjeshëm në prekje. Ekranet kanë dallim të madh kohorë (latencë) në mes të tërheqjes së gishtit në ekran dhe vizatimit të fotografisë. Microsoft Research mendon se ky proces do të duhej të ishte dukshëm më i shpejtë, respektivisht pothuajse i menjëhershëm. Shpejtësia e arritur prej 1 ms më së shumti është e dukshme në aplikacionet në të cilat shfrytëzuesi vizaton me gisht, por të mundshme janë edhe përdorimet tjera ku nevojitet responsiviteti pothuajse në kohë reale. Microsoft Research nuk zbuloi detaje të tjerë teknike të teknologjisë së re, e as kohën e mundshme për fillimin e shitjeve.

Comments are closed.