Microsoft: tabletët Mini

Microsoft ka thënë se tabletët e rinj me dimensione më të vogla të ekranit do të vijnë në “muajt në vijim”. Gjithashtu, gjiganti amerikan i softuerit ka thënë se do ta përditësojë versionin e sistemit të saj operativ, Windows Blue, i cili do të vijë në kompjuterët e zgjedhur personal. Sipas njoftimeve zyrtare, tabletët Mini në Windows 8 janë në krijim e sipër, mirëpo debutimi i tyre në treg mund të marrë pak kohë. Microsoft ka thënë se është duke e ndërruar strategjinë e tabletëve të saj, të cilët do të depërtojnë në treg për të konkurruar me iPad Mini dhe Amazon Kindle Fire.