Milan-Barcelona, mbrëmja e së vërtetës

Është momenti i të vërtetës për Milanin dhe Barcelonën, të cilët do të luajnë mbrëmjen e sotme në San Siro, në ndeshjen e çerekfinales së Champions League. «Kemi humbur, por në kthim kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar shumë raste të mirë na krahasim me ndeshjen e kaluar”, është shprehur trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri. Ndërsa Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se Barcelona është skuadra më e fortë në botë dhe si ai dhe Milani duhet të luajnë një ndeshje perfekte. «Respekt po, frikë jo, ka shtuar në konferencën e shtypit Allegri. Barcelona është e favorizuar, por ne nuk do të zbresim në fushë të mërzitur. Duhet të luajmë me kurajo, qetësi dhe ekuilibër. Kemi arritur një objektiv të rëndësishëm. Kjo është ndeshje çerekfinale më e vështirë në krahasim me ndeshjet e tjera, është për ne, por edhe për skuadrën e Barcelonës. Ne do të japim gjithçka për të arritur maksimumin, nëse nuk do të fitojmë, do të urojmë kundërshtarët”, shprehet Allegri.

Ibra: Nuk di nëse do i jap dorën Guardiolës

Numri 11 i kuqezinjve, shprehet në lidhje me qëndrimin që do të mbajë ndaj Pep Guardiolës. «Barcellona është skuadra më e fortë në botë. Do të përshëndes Guardiolën? Nuk e di nëse do i jap dorën ose jo, e kaluara është e kaluar, nuk besoj se është e rëndësishme për të dy palët”, shprehet Ibra.

Guardiola: Ibra sot jo tek Barcelona

Tezë kjo me të cilën është dakord edhe trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola: «Ibra tek Barcelona ka luajtur një sezon të mrekullueshëm, në rezultatet e arritura në atë sezon, ai ka pasur meritën e tij, ka ndihmuar skuadrën për Champions. Nga ana tjetër, kudo që ka shkuar ka luajtur një lojë decizive. Gjithsesi, sot nuk do të jetë në skuadrën e Barcelonës».