Milo: Të mos ushqejmë iluzione për një fitore të lehtë

 

Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo tha në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, tha se koalicioni opozitar ka të gjitha shanset të fitoj më 23 qershor, por kjo fitore nuk është e lehtë. Për këtë arsye Milo  kërkoi një kordinim më të mirë të koalicionit, në kushtet sipas tij, kur kundërshtarët do bëjnë çdo gjë për të qendruar në pushtet. “Dhunimi i KQZ-së dhe ngërci në të cilin ai është futur, rrezikon shkatërrimin e procesit zgjedhorë dhe deligjitimimin e zgjedhjeve. Sali Berisha kërkon një alibi për humbjen e sigurt që e pret. Po gatuan krizën që do ta sillte si një justifikim neser. Është mjeshtri i manipulimit dhe nëse do të kishte çmime gines në këtë fushë, ai do të ishte i pari. Është shumë e rëndësishme që opozita të mosushqejë iluzione për një fitore të lehtë, se mjafton që erdhi LSI atje ku e ka patur vendin me kohë, dhe suksesi është i garantuar. Nevojitet front i bashkuar në formë e në përmbajtje. Gjithsecili ka se çfarë të ofrojë, askush nuk është i tepërt”, deklaroi Milo.