Ministri Mediu takohet me përfaqësues të USAID

Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të USAID. Objekti i takimit ishte diskutimi i dy temave lidhur me: kuadrin ligjor dhe bashkëpunimin për energjitë e pastra dhe efiçencën e energjisë, si dhe bashkërendimi me donatorët e interesuar për investime në këtë fushë. Përfaqësuesit e USAID, kishin si synim kryesor të informohen nga MMPAU mbi situatën, problemet dhe nevojat në sektorët e energjisë dhe mjedisit, duke i dhënë prioritet energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë. Po ashtu interes në takim kishte edhe njohja  e angazhimeve që ka Shqipëria, prioritetet e Ministrisë dhe nevojat për zhvillimin, monitorimin dhe përmbushjen e detyrimeve që ka vendi ynë për Energjinë e rinovueshme dhe Eficencën e Energjisë. Ministri Mediu, pasi informoi përfaqësuesit e USAID për hapat e ndërmarra nga Shqipëria, u përqendrua ne nevojat qe vendi ynë ka lidhur me:

1. Vlerësimin e impaktit në mjedis, në sektorët e energjisë, me qëllim vlerësimin në nivel kombëtar ose mbi bazën e baseneve të lumenjve,  për impaktin në mjedis të veprave hidrike;

2. Vlerësimin dhe implementimin e përvojave me te mira rajonale dhe ndërkombëtare për hidro-energjinë;

3. Vlerësimin dhe implemetimin e projekteve për rritjen e eficences se energjisë.

4. Një tjetër drejtim mbetet edhe vlerësimi i kontributit te sektorit te energjisë ne emetimin e gazeve me efekt sere dhe ndërmarrjen e masave ne këtë drejtim.

5. Menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe përdorimi i tyre si burim i energjive te rinovueshme ishte një tjetër drejtim për bashkëpunim.

6. Po ashtu Shqipëria është e gatshme te jete pjese e shume iniciativave rajonale për bashkërendimin dhe koordinimin ne kuadër te promovimit dhe zhvillimit te investimeve ne fushën e energjisë se rinovueshme dhe te eficences se energjisë.  Nga ana e tij Jonathan Hale, përfaqësues i larte i USAID për rajonin e Evropës dhe Euroazine, vlerësoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria ne këtë drejtim. Po ashtu ai vlerësoi politikat e ndërmarra nga Ministria e Mjedisit ne drejtim te mbrojtjes se mjedisit dhe përdorimit efiçent te burimeve natyrore si dhe te promovimit dhe te mbështetjes ndaj investimeve ne këtë fushe. Palët ranë dakord te konkretizojnë hapat e mëtejshme nëpërmjet një programi bashkëpunimi te detajuar dhe konkretizimi me zyrën e USAID ne Shqipëri,  si dhe ne përmbushje te aktiviteteve te parashikuar ne memorandumit e përbashkët te nënshkruar ne Janar te vitit 2013.