Ministria e Shëndetësisë, kontroll të rreptë për shitjen e barnave

Sistemi i barnave do të jetë në kontroll të rreptë për të shmangur abuzimet. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendën Kombëtare të Kontrollit të barnave, paraqitën Analizën vjetore 2011, ku bëjnë të ditur se do të ketë kontroll të rreptë në shitjen e barnave. Drejtori i Qëndrës së Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj nga kjo analizë shprehet se ka ulje të çmimit të barnave deri në rreth 10 herë më pak krahasuar me vitin 2008. Sipas drejtorit kjo është e prekshme jo vetëm nga konsumatorët, por edhe nga institucionet shendetësore. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se do të synohet unifikimi i sistemit të referencave të barnave, veçanërisht atyre të shtrenjta. “Vendosja e sistemit të referencës së çmimit të barnave për të siguruar një nivel çmimi barnash të njëjtë, në mënyrë të veçantë për barnat e shtrenjta, me shtete të tilla si Italia, Greqia apo vende të tjera kufitare të cilat akne demografi shumë më të lartë dhe shkallë të konsumit të barnave shumë më të lartë. Pra ndërhyrje konkrete në mënyrë që gjithmonë e më shumë barnat në Shqipëri të jenë më të lira”, është shprehur ministri Vasili. Për vitin 2012 objektivat dhe angazhimet e Ministrisë do të konsistojnë në pajisjet mjekësore, hartimin e drafteve të akteve nënligjore, rritjen e numrit të punonjësve, edukimi tyre në qëndrat evropiane, dhe rritjen e fondeve në dispozicion. Këto deklerata u bënë gjatë analizës së punës së Qëndres Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe prezantimit të prioriteteve një ndër të cilët është edhe vendosja e pullës dyfishe të kontrollit.

 

Comments are closed.