Askush nuk merr masa, por vetëm bëjnë thirrje. Njësoj ka bërë edhe paraditen e sotme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në një konferencë për mediat, Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura janë në terren dhe kanë shpëtuar dhjetëra njerëz.

Por gjatë deklaratës së saj, Xhaçka u shpreh se do të shtohen reshjet dhe do të zgjerohet harta e përmbytjeve. Xhaçka ka bërë thirrje që banorët të lënë shtëpitë e të ikin.

‘Të gjithë banorët që ndodhen pranë lumenjve, përrenjve apo baseneve iu bëjnë thirrje: Ikni, ikni sepse do të shtohen përmbytjet’, është shprehur Xhaçka.

E nuk kishte si të mos mungonte edhe zotimi se të gjithë do të jenë në terren.