Miratohet ligji për hipotekat. Procedurat e reja të regjistrimit të pasurive të paluajtshme

Ligji për hipotekat është miratuar në Parlament me 112 vota pro dhe vetëm 2 kundër. Ndonëse opozita shprehu rezervat e saj, dha konsensusin për draftin. Ky draft parashikon që zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të dëmshpërblejë çdo qytetar, nëse i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacioni, titullin e pronësisë apo i ka mbivendosur pronën. Sipas ministrit Halimi, ky projektligj synon rishpërndarje të shërbimeve të hipotekave. Drejtimi i hipotekës do t’i besohet një bordi kolegjial me 5 anëtarë, një prej të cilëve do të ketë tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do të emërohet nga kryeministri. 4 të tjerët emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e financave. Kjo strukturë e re nuk do të marrë më para nga buxheti i shtetit, por do të funksionojë me vetëfinancim. Kjo ka ngjallur shqetësimin e opozitës për keqpërdorim fondesh dhe rritje tarifash. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ose, siç njihet ndryshe, hipoteka, do të ofrojë tashmë të gjitha shërbimet online, duke pajisur çdo subjekt me një kod personal për të verifikuar gjendjen e pronës së tij.

 

Comments are closed.