Miratohet pr/ligji “Për privatizimin e Albpetrol”

Komisoni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për “Privatizimin e Albpetrol”. Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, opozita e ka kundërshtuar këtë proces, me arsyetimin se tashmë buxhetit të shtetit do t’i pakësohen rreth 15 miliard USD. Opozita ka kundërshtuar privatizimin e shoqërisë Albpetrol me argumentin se po i shiten pasuritë kombëtare një kompanie private. Sipas deputetit Arben Ahmetaj, shitja e të drejtave nuk është e justifikueshme. “Në rezervë të kapshme të kemi 210 milion fuçi të panxjerra mbi tokë, që është pasuri e popullit shqiptar. Po qe se do të marrim parasysh që çmimi do të jetë më stanjacion e shumëzuar me 70 dollarë mesatare për fuçi shuma shkon 15 miliardë dollarë pasuri kombëtare, që është e aksesueshme nën tokë të fushave të naftës që ne zotërojmë. Zotërinj më thoni kujt do ia falni këtë pasuri?”, shprehet Ahmetaj. Ndërsa zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo theksoi se projektligji privatizon një kompani që sot është shtetërore dhe nesër, pas procesit të privatizimit, do të operojë si të gjitha kompanitë e tjera private në këtë sektor. Sipas tij, rezervat e naftës ngelen pasuri të këtij vendi, puset dhe nafta nuk privatizohen dhe askush nuk e ka thënë. Në këtë drejtim, Bozdo shtoi se nuk duhet spekuluar me këtë koncept. Po ashtu, ai nënvizoi faktin se projekligji siguron respektimin e kontratave që ka aktualisht Albpetrol, të cilat mbeten të paprekura dhe se pas privatizimit, Albpetrol nuk merr të drejta që shoqëritë e tjera nuk i kanë.

Comments are closed.