Miratohet shpërndarja e këstit të dytë për ish të përndjekurit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpërndarjen e këstit të dytë të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist. Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha qartësoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen që kanë qene bashkëpunëtorë me pushtuesit. Ky vendim synon përmbushjen me seriozitet,  në kohë dhe me cilësi, të detyrimit që qeveria shqiptare ka ndërmarr për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve të regjimit komunist, si dhe  përcakton afatin e shpërndarjes së këstit të dytë të fondeve të dëmshpërblimit, i cili fillon më 26 mars 2012. Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit, është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit politikë. Ky proces është tashmë drejt finalizimit dhe pritet shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për kategoritë e të dënuarve me burgim, si dhe për familjarët e viktimave të ekzekutuara, me vendim gjyqësor apo urdhër tjetër.

Comments are closed.