Tech

Mirupafshim Instagram dhe Snapchat, vjen aplikacioni i ri

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Aplikacion i ri, po kryeson në Apple që nga java e kaluar, duke sugjeruar se përdoruesit e mediave sociale mund të kërkojnë alternativa për platformat e themeluara të mediave sociale.

Aplikacioni pa reklama i lejon përdoruesit të ndajnë fotot, të shtojnë lidhje dhe të rekomandojnë libra, filma dhe shfaqje televizive tek miqtë.

Bëhet fjalë për “VERO”, rivalin më të ri të Instagramit. Vero shkruan në faqen e vet në Twitter se “ka krijuar rrugën më të mirë për t’i lidhur njerëzit dhe për të shpërndarë jetën reale online”.

Aplikacioni po ashtu në disa postime ka thumbuar direkt Facebook-un duke thënë se “nuk duam algoritma, as njohje të të dhënave, vetëm që njerëzit real të kënaqen duke jetuar jetën e tyre në Vero”.

Dallimi më i madh i Veros me rrjetet tjera sociale është se në murin kryesor shfaqen njoftimet vetëm në renditje kronologjike.

Vero për dallim prej rrjeteve të tjera sociale është me pagesë, ndërsa së fundmi njoftoi se një milion përdoruesit e parë nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here