Aktualitet

Misteret e shkarkimit të kreut të Portit Durrës në prag të tenderit 10 milionë eurosh

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Autoriteti Portual i Durrësit është gati të hapë garën tenderuese për projektin e thellimit të kanalit hyrës në port.

“Në fillim të muajit mars pritet të nisim tenderimin e projektit që do të bëjë integrimin e dy projekteve ekzistues, për thellimin e portit, sepse projekti që kemi është projekt shërbimi”. Eshtu shprehur kështu në intervistën e fundit si drejtor i portit të Durrësit, Artjan Qirici, i pyetur nga “DurrësLajm” në lidhje me nisjen e punimeve për projektin madhor me vlerë 10 mln euro.

Por vetëm pak orë pas kësaj interviste, në media doli lajmi për largimin e Qiricit nga ky post dhe emërimin e Afrim Bakajt. Pas shkarkimit, Qirici preferoi të mos jepte arsyet e largimit nga posti, duke preferuar heshtjen, të paktën tani për tani.  Misteri shoqëron largimin e Qiricit vetëm 4 muaj pas emërimit të tij, ndërkohë që nga dikasteri i ministrit Gjiknuri nuk ka dalë ende asnjë informacion për këtë vendim të papritur.

Shkarkimi i tij ndodh vetëm pak para zhvillimit të tenderit të rëndësishëm për thellimin e portit, me një vlerë jo të vogël, por plot 10 milion euro. Por a është ky tender që i kushtoi postin e drejtorit Qiricit? Apo janë aftësitë drejtuese të drejtorit të ri Afrim Bakajt ato që i mbushën mendjen ministrit Gjiknuri të firmosë shkarkimin dhe emërimin e befasishëm?!

A do ta vonojë zhvillimin e tenderit mjaft të rëndësishëm për portin më të madh në vend kjo lëvizje drejtorësh?

Këto pyetje ndoshta do të marrin përgjigje në ditët dhe javët në vijim…

Administratat e shkuara kanë hartuar dy projekte për thellimin e portit të Durrësit, por asnjë prej tyre nuk parashikon që të bëhet zgjerim i sipërfaqes portale nëpërmjet sendimenteve që pritet të dalin nga thellimi.

“Kërkojmë që rendimentet të përdoren për zhvillimin e skolierës lindore prej 100 mijë metra katorësh  që i shtohet portit. Duam të kemi një investim për portin,” tha Qirici.

Thellimi i portit të Durrësit më shumë se nevojë për aktivitetin tregtar të portit është kthyer në emergjencë për shkak se baseni është mbushur dhe është ulur thellësia e anijeve që hyjnë në këtë port. Vlera finale e projektit për thellimin e portit të Durrësit nuk do t’i kalojë 10 milionë euro.

Paratë janë siguruar nga vetë të ardhurat e këtij porti dhe pas përfundimit të projektit në letër, pritet të hapen procedurat tenderuese të tij.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here