Mitrovicë, serbët bllokojnë automjetet e EULEX

Media kosovare informon se serbët e Veriut të Kosovës, kanë bllokuar ditën e sotme tri automjete të EULEX-it, të cilat sipas serbëve, ishin drejtuar për në Stacionin Policor në Zubin Potok. Nga ana tjetër, ushtarët e KFOR-it janë përgjigjur duke bllokuar rrugën magjistrale nga Zubin Potoku për në Mitrovicë, në Jagnenicë dhe rrugën Zupçë – Zubin Potok.  Në vendin ku ishte më parë e vendosur barrikada në Zupçë është grumbulluar një numër i konsiderueshëm serbësh, por situata raportohet të jetë e qetë. Po sipas medias kosovare, serbët kishin paralajmëruar se do të ndalojnë automjetet e EULEX-it, për të cilat dyshohet se ndihmojnë vendosjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri. Ndërsa, EULEX-i dhe KFOR-i kërkojnë lëvizje të pakushtëzuar për misionin e BE-së.

Comments are closed.